Ish-deputeti jep ‘alarmin’: Saimir Tahirit i rrezikohet jeta te burgu 313

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka thënë përmes një postimi në rrjetet sociale se ish-Ministrit Saimir Tahiri i rrezikohet jeta në burgun 313, ku ai do të kryej 3 vite e 4 muaj burg, pasi u dënua dje nga Apeli i GJKKO.

Maliqi hedh dyshime se caktimi i këtij burgu për shlyerjen e dënimit, është bërë me qëllimin për t’i mbyllur Tahirit gojën. Maliqi nuk i kursen as akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se Tahiri është i vetmi që di për “urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama”.

“Jeta e Tahirit në rrezik. Kush urdhëroi dërgimin e tij tek 313 tek burgu me rrezikshmëri të lart, kush do t’i mbyll gojën Tahirit sepse është i vetmi qe di për urdhëruesin e kanabizimit të vendit dhe kreun e mafies Rama. Tahirit tek 313 i rrezikohet jeta ose është nën kërcenim e presion të mbyllë gojën! Kreu i “Mafies” eliminon një nga një bashkëpunëtorët e tij!

Pasi i keqpërdori, i futi në burg ish-ministrat Koka-Tahiri. Mbushi parlamentin me kriminelë dhe Deputetë me pranga si Frroku, Prenga etj. Po kështu me Kryebashkiakët, që u larguan nga ligji i dekriminalizimit. Shiti Xhafen, Klosin, Majkon, Blushin, Braçen, Ballën, disa ish-Drejtorë të Përgjithshëm e ish-Deputetë si Çuko, hodhi në rrugë Gjikën; futi në burg Tushen e Lushnjes.

E mbushi Qeverinë me ‘femra’ të nënshtruara e keq-përdorura. Miliardat e Eurove, para të popullit, me të cilat lobon në politikën e jashtme; blen Diplomat e Opozitën! “Pusht-eti i Madhërishëm”, jeta e shfrenuar në ‘Harem’, lidhja me oligarket e krimin i kanë errur sytë, duke e ditur veten ‘Sulltan’ që pret koka dhe ‘Diktator’ që dikton vdekjen…por fundi i diktatorëve dihet!”, shkruan Maliqi.

Zjarr Tv Ad