Ish-deputeti LSI kryqëzon Ardi Veliun: Kërkoji ndjesë protestuesve dhe jo popullsisë civile

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një postim në “Facebook”, Spahiu shprehet gjithashtu se policia e drejtuar nga Ardi Veliut është më politikja duke filluar që nga vitit 1991.

 

“Ardi Veliu duhet ti kërkoje ndjesë shqiptarëve protestues që i helmoi me gaz Serb, i cili teknikisht përdoret kundër terroristëve dhe jo popullsisë civile. Policia e Ardi Veliut është më politikja që nga viti ‘91. Edhe atëherë në emër të ndjesës ndaj disave, goditej populli protestues. Fundja ka një mënyrë që ti pranohet ndjesa: të hedhë gaz lotsjellës te antimitingjet politike që bën Edi Rama me njerëz që mbledh me pahir! Edhe ata e shkelin ligjin dhe shumë rëndë madje! Të arrestojë edhe Edi Ramën që shkeli ligjin kur i bëri thirrje policisë së shtetit të dilte në fushatë! Ti bëje këto dhe do ti pranohet ndjesa!”

 

Drejtori I Policisë Ardi Veliu kete te premte përmes një letre drejtuar bizneseve para Parlamentit shprehu ndjesën për shqetësimin e krijuar në këtë zonë si pasojë e e përdorimit të gazit lotsjellës në protestën e opozitës së 26 shkurtit.

 

Zjarr Tv Ad