Ish-deputeti: Mjetet e tonazhin të rëndë në zonën turistike

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, ka sulmuar kryebashkiakun e ri të Pogradecit, Ilir Xhankolli, i dalë nga votimet e 30 qershorit.

Ish-deputeti publikon një video në “Facebook”, përbri të cilës shkruan se kryebashkiaku Xhankolli ka lejuar kamionët e tonazhit të rëndë të kalojnë përmes fshatit Udënshtë, duke dëmtuar infrastrukturën rrugore të kësaj zone turistike.

Sipas Braimllarit, socialistët po shkatërrojnë turizmin dhe bujqësinë, që janë e vetmja mundësi e mbijetesës së qytetarëve.

“Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, i emëruari imagjinar i Ramës, ja ka filluar nga puna, ka nisur të lejojë kamionët e tonazhit të rëndë të kalojnë përmes fshatit Udënisht duke dëmtuar infrastrukturën rrugore të kësaj zone turistike dhe bujqësore.

Po shkatërrojnë turizmin dhe bujqësinë të cilat janë e vetmja mundësi e mbijetesës së këtyre banorëve për të favorizuar Konçensionarët miq të Kryetarit imagjinar dhe të Ramës”, shkruan Braimllari.

Zjarr Tv Ad