Ish-deputeti nuk pranon të ketë shkelur ligjin

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka, ka qenë i vetmi që nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar në lidhje me akuzat për tjetërsim pronash në Lezhë, në gjyqin në Gjykatën e Posaçme, ndërsa gjithë të akuzuarit të tjerë e kanë pranuar.

Arben Ndoka me vëllanë dhe personat e tjerë janë prangosur me akuzën e tjetërsimit të pronave në Lezhë në kuadër të dosjes ku u prangos edhe kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, i dënuar një ditë më parë me katër vite burg nga Gjykata e Lezhës.

Ndoka hyri në Parlament në mënyrë kontroverse. Pas emërimit të Mimi Kodhelit si Ministre e Mbrojtjes dhe lënies së mandatit të deputetes, lindi nevoja e zëvendësimit të saj. Pas Kodhelit, në listën e Lezhës ishin edhe dy kandidate të tjera, të cilat në mënyrë të « cuditshme » dhanë dorëheqjen, duke i lënë kështu rrugë lirë Arben Ndokës që të futej në Parlament. Në atë kohë pati akuza dhe zëra se ato ishin kërcënuar prej tij.

Pas zgjedhjes deputet, Arben Ndoka u vu nën shënjestër të PD-së, e cila gjeti edhe një dokument që provonte se ish-deputeti ishte i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni. Në atë kohë deputeti Arben Ristani publikoi një dosje, që sipas tij, i përket deputetit socialist Arben Ndoka, i cili rezulton i dënuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Zjarr Tv Ad