Ish-deputeti nxjerr formularin: PS po i bën presion administratës për vota në Lushnjë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu pretendon se Partia Socialiste po i bën presion administratës në Lushnjë duke kërkuar të regjistrojnë të dhënat personale. Ai ka publikuar një formular që thotë se është shpërndarë nga PS për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

“Partia Socialiste fillon me shpërndarjen e formularëve për ti bërë presion administratës për vota në Lushnje.

Punonjësve ju kërkohet të regjistrojnë emra me numra telefoni dhe zona. Pra aktualisht po përdoret administrata për të bërë vota çka është shkelje e ligjit.

SPAK duhet të reagojë urgjentisht. Ky është një skandal. Ditën për diell po shkelet ligji me të dyja këmbët”, shkruan Balliu.

Zjarr Tv Ad