Ish-deputeti Spahia mungon në seancë, kërkon lirinë në Apel

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Gjykatën e Apelit në Shkodër po mbahet seanca në ngarkim të ish-deputetit Bardh Spahia, i cili ka kërkuar lehtësimin e masës së sigurisë ‘’arrest shtëpie”.

Ajo që është për t’u theksuar në këtë seancë është fakti se vetë Spahia mungon, pasi askush nga policia e Tiranës nuk ka garantuar shoqërimin e tij nga banesa për në Gjykatë.

Kjo ka sjellë dhe ndërprerjen e përkohshme të seancës, deri në sqarimin e këtyre procedurave. Spahia përfaqësohet në këtë seancë nga dy avokatët e tij Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj. Ndërkohë që prokuror i cështjes është Besim Ndragjoshi dhe Marina Rrabashta relatore.Në mbështetje të ish-deputetit ndodhet në sallën e gjyqit dhe kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi si dhe përfaqësues të tjerë të PD-së.

 

Zjarr Tv Ad