Ish-deputetja nxjerr testin e matematikës: Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi, tha se teza do të ishte hermetike

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja demokrate, Albana Vokshi, denoncon se teza e provimit të matematikës të Maturës Shtetore është zbuluar para se të niste provimi ditën e sotme.

Teksa publikon gjithë tezën në “facebook”, Vokshi shkruan se ministirja Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi për këtë, pasi sipas saj, tha se “testi i matematikës është hermetik, se janë marre masa të mos dalë”.

Denoncimi i Vokshit:

Albana Vokshi: Edhe #testin e #matematikës opozita e nxori?

U tha me bujë të madhe nga Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, se testi i matematikës është hermetik se janë marre masa të mos dalë dhe të tjera broçkulla si këto.

Ka 3 ditë që për të mbuluar dështimin e saj, sulmon opozitën, por prapë dështoi.

Thirri mësuesit në oborrin e shkollës, duke rrezikuar shëndetin e tyre për të bërë show me masat gjoja të forta antikopjim, u hoqi celularët, i detyroi të firmosin deklarata për pushim nga puna, në rast të shkeljes së rregullave dhe çfarë bëri? Asgjë!

Turi mund t’ia kishte dalë mbanë kësaj situate më mirë sesa e dështuara Besa Shahini dhe shefi i saj Edi Rama.

Testi i matematikës është zbuluar dhe Besa Shahini duhet të mbajë përgjegjësi.

 

Zjarr Tv Ad