Ish-deputetja serbe i befason të gjithë: Duhet të krenohemi me Dua Lipën…

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputetja serbe, Rada Trajkoviç, ka shprehur publikisht vlerësimin e saj, për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Përmes një postimi në Twitter, Trajkoviç thotë se; çdokush në Kosovë, duhet të krenohet me Duan dhe kjo vjen, pas suksesit më të ri të artistes.

“Çdokush nga Kosova, serb apo shqiptar, duhet të krenohet me suksesin ndërkombëtar të kësaj femre. Impresionuese! Vlerësimi i kulturës, qoftë ai i një Kishe madhështore, apo i një ylli të talentuar të popit duhet të bashkohet, e jo të na ndajë”, ka shkruar ish-deputetja.

Ky postim i saj,vjen pasi Dua Lipa, ka shënuar rekordin e ri me 153 milionë këngë të shitura në të gjithë botën, që nga debutimi i saj më 2015-ën, duke u bërë kështu, ndër artistet me këngët më të shitura në histori.

Zjarr Tv Ad