Ish-drejtori i policisë së Vlorës Jaeld Çela con rekurs në Gjykatën e lartë në lidhje me dënimin e tij. Çela u dënua në Shkallë të Parë për ‘Shpërdorim detyre’. Ai kërkon ndryshim të vendimit të shkallës së parë.
Ai është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg.
Jaeld Çela e ka bërë rekursin në Apelin e GJKKO, e cila ka për detyrë ta dërgojë atë në Gjykatën e Lartë.
Në nëntor të 2017 prokuroria e akuzoi Çelën se në bashkëpunim me Ministrin Tahiri ndihmoi bandën e “Habilajve” për të trafikuar drogë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi një urdhër-arresti për Çelën në vitin 2017, por për dy vite e gjysmë ai iu shmang drejtësisë, derisa vendosi të verëdorëzohej
Njoftimi:
KOMUNIKIM PËR MEDIAN
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 21.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 74, datë 21.04.2022, paraqitur nga i pandehuri J.Ç., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.