Ish-drejtuesi i policisë: Politika po strehon në gjirin e vet kriminelë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eugen Beci, ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda thotë se krimi i organizuar në Shqipëri ka gjetur strehë tek politika duke e pasur më të lehtë ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme.

Në një intervistë për Euronews Albania ku foli lidhur me sekuestrimin e 320 kg kokainë në Fier, Beci u shpreh se bashkëpunimi i krimit me politikën është i njohur kudo në botë, por në Shqipëri ky fenomen ka pësuar evolucion, me politikën që nuk i ka vetëm bashkëpunëtore, por pjesëtarë të vetët eksponentët kriminalë.

“Bashkëpunimi me eksponentë të ndryshëm të politikës është i njohur një çdo vend të botës. E rëndësishme është sa ta patundueshëm janë politikanët shqiptarë. Siç duket, politikanët shqiptarë ose nga naiviteti, gjë që e dyshoj, ose se duan të fitojnë vota në zona të caktuara përkrahin njerëz të dyshimtë në aktivitetit kriminal, ata gjejnë një strehë në partitë politike shqiptare duke e lehtësuar punës. Në Shqipëri ka një lloj revolucioni, sot politika po merr në gjirin e saj eksponentë të krimit, nëse dikur ka pasur bashkëpunëtorë sot në politikë ka pjesëtarë të krimit”, tha Beci.

Zjarr Tv Ad