Ish-guvernatori Fullani, pushime familjare me ministrin Çuçi

0
655
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ff ff1

TIRANE – Vjet në këtë kohë ai ishte kryelajmi i mediave shqiptare. Mjaftuan disa foto të fëmijëve të tij, të cilët reklamonin jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale dhe plasi zemërimi kolektiv. E kemi fjalën për ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Pas skandalit të vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, tani askush nuk e ka më mendjen se me çfarë po merret ai. Kjo ngjarje e çoi në pension të parakohshëm, por duket se ai këtë pension po e shijon si mos më mirë, e çuditërisht jo me miqtë e tij të vjetër.

Nëse e kemi parë gjithnjë në Dhërmi me Frangajn dhe Fevziun, sivjet Fullani është kapur nga paparaci i “Panorama Plus” në shoqërinë e ministrit socialist Bledi Çuçi. Madje, ata duken mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Çuçi i ofron për të ngrënë Fullanit, pastaj shkojnë në det bashkë dhe me familjet respektive. Gjithçka duket në harmoni të plotë mes tyre.

Zjarr Tv Ad