Ish-kandidati i vetëshpallur për kryetar të PD-së kërkon mandatin e deputetit

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Erion Piciri, kandidat në listat e PD-së për deputet në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, ka dorëzuar sot formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për marrjen e mandatit të deputetit.

Aktualisht, Kuvendi i Shqipërisë  ka 102 deputetë. Erion Piciri ka qenë kandidat i vetë shpallur për zgjedhjet e brendshme në PD.

Ai rivalizoi Lulzim Bashën në garën e fundit elektorale, por kandidatura e tij nuk u pranua për shkak se nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike.

 

Zjarr Tv Ad