Ish këshilltari i Bashës sulmon Ambasadoren Yuri Kim: U bëre fasadë e shëmtuar e….

0
630
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Neritan Sejamini, ka komentuar mandatin tre vjeçar të Yuri Kim si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini tha se në Shqipëri vijnë kryesisht diplomatë pa eksperiencë, pasi Shqipëria është vend i parëndësishëm në raport me SHBA-të. Ai e quajti të dështuar punën e Kim dhe shtoi se ajo ka dëmtuar besueshmërinë e shqiptarëve te detyra e saj si ambasadore dhe te SHBA-të.

Zonja Kim është një ambasadore e re, junior. Për herë të parë është bërë ambasadore në Shqipëri. Një nga problemet që ka Shqipëria, është që të gjithë vijnë për herë të parë ambasadorë. Pra, vijnë persona që nuk kanë përvojë të madhe vendimarrëse. Është një person pa përvojë dhe kjo është e kuptueshme. Këta i promovojnë ambasadorët për herë të parë në vende të parëndësishme. Shpesh ambasadori amerikan në Shqipëri ka qenë minoritet. Ka politika që të promovohen minoritet. Zonja Kim është nga Guam, një ishull i vogël që nuk ka patur kurrë ambasador. Pra, është një diplomate pa shumë përvojë dhe aftësi vendimarrëse. Amerika ka rreth 230-240 ambasadorë.

Ky është problem i rëndësishëm që ne kemi, për shkak se jemi të parëndësishëm për SHBA-të. Ne jemi në një vend ku nuk ka investime amerikane, nuk ka pothuajse fare amerikanë që jetojnë, nuk ka shkëmbime tregtare, etj. Problemi i dytë, duke qenë se Shqipëria është vend i parëndësishëm, vendimet në lidhje me politikat për Shqipërinë bëhen në nivelin më të ulët. Pra vërtetë ambasadorja është pa përvojë, por pesha që ka është shumë e madhe dhe politikat për Shqipërinë mbyllen te ambasadorja dhe dy-tre vetë në nivelet më të ulëta të DASH

Fjalimet e saj jane mediokre dhe janë dogma. Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsuoni, nuk ecën përpara. Po ta gjykosh nga rezultatet, ajo ka dështuar.

Gjëja më problematike në këtë mes, në të gjithë këtë aktivitet, pushteti i saj ka qenë zero, Edi Rama ka vendosur gjithmonë vetë. Asaj i ka dhënë protagonizëm, të dukej sikur vendos ajo, por në fund Kim ka shërbyer thjesht si fasadë. Më gjeni një deklaratë të saj kundër korrupsionit të qeverisë. Nuk ka dalë për skandale konkrete. Për Berishën ishte konkrete, thoshte do të hani bar (po e mbështetët).

Ajo ka thënë që korrupsioni është prioritet strategjik i SHBA. Biden ka ndërmarrë një nismë. Ai ka thënë lufta kundër autokracisë është sfida e shekullit. Dhe zonja Kim, nuk e ka përmendur kurrë këtë në Shqipëri, luftën kundër autokracisë. Ajo i shërbeu qeverisë, por përfundoi duke dëmtuar besueshmërinë e shqiptarëve tek detyra e saj dhe te SHBA”, tha ndër të tjera Sejamini.

Zjarr Tv Ad