Ish-konkurrentja e “Për’puthen” e thotë troç: Më pëlqen më shumë Ori Nebijaj sesa Bora Zemani!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PANORAMA PLUS/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ritvana Fetahu ka ndarë së fundmi opinionin e saj në lidhje me dy moderatoret e njohura, Ori Nebijaj dhe Bora Zemani.

Siç dihet tashmë pas dy vitesh moderim, Bora nuk është më prezantuesja e programit të dashurisë dhe projekti i ka kaluar në dorë Orit tashmë.

Së fundmi ish-konkurrentja ishte e ftuar në emsionin “Braking” u shpreh së vajzat janë shumë origjinale në punën e tyre dhe secila e ka moderuar “Për’puthen” në mënyrën e vet.

Ritvana gjithashtu komplimentoi Orin për faktin se nuk përpiqet të kopjojë askënd ndërsa për Borën ajo shtoi se nuk mund t’i ndryshojë asgjë.

“Tani nëse do thoja që më pëlqen Ori më shumë ndoshta nuk do ishte etike, e njëjta gjë edhe për Borën, mendoj se në ekran duhen disa filtra. Mendoj që të dyja në mënyrën e vet e bëjnë shumë mirë dhe janë shumë origjinale në formën e vet.

Më pëlqen shumë Ori që nuk përpiqet të kopjojë dhe nuk përpiqet të bëhet as një kopje e shëmtuar as e Borës apo dikujt tjetër, është e lirshme dhe duke shumë e përfshirë në situata që ndodhin aty me aq sa unë e kam ndjekut. Pastaj Bora nuk e ndryshojmë dot Borën me askënd sepse kemi përjetuar disa gjëra me Borën”- u shpreh Ritvana.

Kujtojmë se teksa ishte e ftuar në “Më lër të flas”, Bora u pyet nëse mendon se Ori është më e mirë se ajo në programin e dashurisë.

Duke theksuar kritikat që janë bërë për të, Bora tregoi se do e mbështesë gjithmonë duke shtuar se ka një raport të ngushtë me Orin.

“Njerëzit u mësuan me mua për dy vite, 6 ditë të javës. Dhe publiku ka nevojë për kohë që të mësohet. Ne si tipologji figurash jemi totalisht shumë të ndryshme. Dhe unë mendoj se në atë që përfaqëson Ori është jashtëzakonisht e mirë. Mbështetjen time e ka patur dhe do e ketë gjithmonë se e kam dhe shumë xhan!“- deklaroi Bora.

Kujtojmë se më herët Ori ka moderuar “Wake Up” krah Isli Islamit dhe “Pushime on top” me Flori Gjinin gjatë verës.

Zjarr Tv Ad