Ish kreu i emergjencave bën fajtore qeverinë për përmbytjet: Janë në gjumë total! Shkodrën e mbuloi uji nga keqmenaxhimi i…

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Temë e diskutimit në emisionin “Open” këtë të hënë ishte situata e përmbytjeve në vend, të shkaktuara si pasojë e reshjeve intensive që kanë rënë ditët e fundit.

I ftuar në emision, ish- kreu i Emergjencave Civile Shemsi Prençi, bëri fajtore për situatën e përmbytjeve në Shkodër qeverinë dhe jo kushtet meteorologjike.
Sipas premçit përmbytjet janë shkaktuar si pasojë e keqmenaxhimit të basenit dhe jo nga prurjet e lumit

“Në mars 2018 kur po përmbytej Shkodra tha si komitet në nivelet më ekstreme të digave, sepse digat mbajnë se nuk janë ndërtuar me PPP dhe tendera pa konkurim. Kështu tha profesorit Faradin Hoxha si anëtar nderi i Komitetit të Plotave të menaxhimit të kaskadës së Drinit.

Do denoncojmë një argument të qeverisë që thotë do ndërtojmë Skavicën se mbron Shkodrën. Fierza ishte larg kapacitetit maksimal, 25 metra, çka do të thotë se Fierza ka kapacitet të mbajë 10 Koman dhe Vaun e Dejës ujë.

Prurjet në pikun në Koman dhe Vaun e Dejës ishin 2150 metër kub në sekondë, kjo vetëm për tre lumenj. Nëse do ishte respektuar rregullorja për liqenin e Komanit dhe Vaun e Dejës s’do kishim as përmbytje as shkarkim për një fakt të vetëm. Lajmet italiane thanë 10 ditë më parë që Shqipëria do përfshihej nga reshje e stuhi.

E njëjta është mbështetur në Shqipëri. Komiteti i të Plotave u mblodh vetëm të shtunën kur po bëhej hataja.

Asnjë media në Shqipëri nuk disponon asnjë sinkron kur një zyrtar i lartë shtetëror si Ministria e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe ajo e Infrastrukturës, të japin alarmin për atë që pritej në fundjavë ndërsa informacioni u mor të hënën.

Shkarkimi në Vuln e Dejës që kam informacion që është më i lartë se shifra që thonë se kanë frikë mos shkojnë në burg. Pa paralajmëruar qytetarët, bashkinë dhe prefekturën ka ndodhur shkarkimi.

U deklaruar zyrtarisht se hidrovoret kanë qenë tërësisht pa punë se mungonte energjia elektrike, ndërsa VKM parashikon që duhet të furnizohen nga dy a më shumë rrjete plus gjeneratorët.

Gjumë total i gjithë boshtit qeverisës, nga piramida në bazë. Përmbytja e Shkodrës nuk ka ndodhur në histori dhe kjo vërteton se nuk e përmbyt qytetin lumi Drin i Bardhë dhe i Zi po keqmenaxhimi i basenit.

Thirrje prokurorisë dhe SPAK të hetojnë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad