Ish-Kryebashkiaku i Lezhës dënohet me 4-Vite Burg

0
11

PD ka reaguar për dènimin me 4 vite bùrg për Fran Frrokajn duke kërkuar që Gjykáta të qëndrojë larg ndikimeve politike dhe të bëjë drejtësi. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet i bindur se ish-kryebashkiaku ka bërë punë të shkëlqyer për Lezhën dhe qytetarët e saj.

“Gjykími në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të fòrta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se Frrokaj do ta apelojë vendimin”, thotë Bardhi për Frrokajn, i cili ka qenë ish kryebashkiak i Lezhës në vitin 2015 me PD dhe akuzohet për shpërdòrim detyre.

Reagimi i plotë: Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj. Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.

Gjykími në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të fòrta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi.