Ish-kryebashkiaku përfundon në gjykatë

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas përfundimit të hetimeve nga Prokuroria për kryebashkiakun e Vorës Agim Kajmaku, çështja është dërguar në Gjykatën Penale të Tiranës. Ndaj tij janë ngritur tre akuza falsifikim formulari, dokumentash e kryer në bashkëpunim dhe tejkalim i ushtrimit të kompetencave përtej mandatit.

Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit.

Por edhe pse gjykata greke e shpalli të pafajshëm në lidhje me akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për drejtësinë shqiptare Kajmaku nuk i shpëtoi dot problemeve për shkak se arrestimin e vitit 2003 duhet ta kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit  që të gjithë zyrtarët duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para se të hyjnë në garën për zgjedhje.

Zjarr Tv Ad