Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar mbrëmjen e djeshme, shpalljen “non grata” nga DASH, teksa theksoi se nuk pret asgjë tjetër nga gjykata e Francës, përveçse rikthimin e dinjitetit të tij.
Ai u shpreh në një intervistë në Ora news, se avokati i tij po përgatit dosjen për shpifje kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Antony Blinken.
“Avokati që kam kontraktuar unë po përgatit dosjen për ta dorëzuar padinë në gjykatë. Ai po merret me elaborimin e doktrinës së shpifjes në internet. Shpifja si e tillë nuk njeh imunitet. Kushtetutat e kanë të shkruar e zezë mbi të bardhë se imunitare, nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për fjalët që thotë, përpos shpifjeve për të cilat është përgjegjës para ligjeve.
Unë jam njeri me miq dhe e gjeta këtë avokat. Nuk e kisha njohur kurrë si avokat, por ma rekomanduan miqtë, se kjo është hera e parë në gjithë jetën time që i drejtohem gjykatës për një njeri. Avokati im është optimist, por kjo varet nga gjykata. Unë pres të më vihet në vend dinjiteti im”, u shpreh Berisha.