Ish-kryeministri Berisha bën paralajmërimin e fortë: Gati për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, bën thirrje për protesta masive. Nga Elbasani ku organizoi “Foltoren” e radhës, lideri historik i së djathtës shqiptare, u kërkoi demokratëve që të përgatiten për protestat më të fuqishme, për të larguar qeverinë.

Referuar debatit për rritjen e çmimeve, ai i bëri thirrje Edi Ramës, që të mos luajë me kafshatën e shqiptarëve.

Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Dhe Edi Rama, duhet ta dish mirë, se kur të ngrihemi ne në këmbë nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton.

Mos luaj me kafshatën, se shqiptarët paguajnë kafshatën 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e BE-së. Në do të ngrihemi në këmbë si Opozitë e vërtetë, që do i tregojmë vendin siç ja treguam në ’90. Ftoj demokratët të përgatitemi për një sfidë gjer në fitoren tonë të plotë, të merituar”, u shpreh  Berisha.

Zjarr Tv Ad