Ish-kryeministri Berisha: Firmosni për thirrjen e Kuvendit, kryetari do të shkarkohet kur shpërfill forumet…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri historik demokrat Sali Berisha, u ka bërë thirrje shkodranëve që të firmosin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, duke theksuar se ai do bëjë ndryshime të mëdha.

“E shfrytëzoj rastin për t’u bërë thirrje të gjithë demokratëve të Shkodrës, që delegatët të firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Ne kërkojmë të mbledhim Kuvendin për të përcaktuar rregullat, të cilat të mos e katandisin PD-në në këtë gjendje ku jemi sot.

Ne do përcaktojmë në nenet e statutit, që një kryetar i cili vendos jashtë forumeve të partisë, shkarkon veten automatikisht dhe vendin e merr zëvendësi.

Ne do përcaktojmë sanksione të qarta, largimin e kryetarit të PD që humbet zgjedhjet e përgjithshme.

Ne do të detyrojmë me statut kryetarin që në rast se humbet zgjedhjet lokale, t’i nënshtrohet votëbesimit të gjithë partisë.

Ne do të rikthejmë primaret, do të rikthejmë mekanizmin e numërimit të votave, do të rikthejmë të drejtën e propozimit tuaj. Do të vendosim standardet më demokratike që të fitojmë besimin e shqiptarëve,” u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad