Ish-kryeministri Sali Berisha, nuk e ka përjashtuar mundësinë për rikthimin e tij në krye të PD.
Nga Elbasani, Berisha u shpreh se është i hapur për të marrë drejtimin e demokratëve, duke thënë se historia ka treguar që rikthimet kanë qenë shumë të dobishme.
“Çfarë synoj unë? Synoj që të zgjidhni me votën tuaj kryetarin. Cilindo kryetar që do të dëshironi ju unë do ta pranoj me kënaqësinë më të madhe. A jam i hapur? plotësisht i hapur. Pse e bëj unë këtë? Historia e ka treguar se rikthimet kanë qenë shumë të dobishme. Por prapë ju garantoj ju se jam plotësisht i vendosur të pranoj çdo verdikt tuajin. A ka Sali Berisha një projekt? Të jeni të sigurt që të gjithë së bashku keni projektin më të mirë për Shqipërinë”, kështu u shpreh Berisha në fjalën e tij.