Ish-kryeministri Berisha: Nuk e përjashtoj rikthimin në krye të PD-së…

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, shprehet se nuk e përjashton rikthimin në krye të partisë Demokratike të Shqipërisë. “Është në dorë të anëtarësisë. Sigurisht që nuk e përjashtoj veten. PD duhet të hapë një debat të fortë” tha ai mbrëmjen e djeshme në Syri tv.

Ish-kryeministri rrëfeu mbrëmjen e djeshme hapat e lëvizjes së tij brenda PD-së, për të kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës.

Lideri historik i PD-së, u shpreh se do i drejtohet anëtarësisë për të votuar nëse vendimi i Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi, ishte i drejtë apo i gabuar. Më pas, ai tha se do të pranojë vendimin e anëtarësisë.

“Kam filluar kontaktet dhe takimet me bazën. Ditën e enjte kam takimin e parë në Tiranë. Fillon në Tiranë dhe do të kalojë në të gjithë Shqipërinë. Kam në plan t’i jap mundësi PD të hapet” tha ai.

Lëvizjen time e mbyll anëtarësia. E kam një lëvizje për të bërë gjithçka për të mos lejuar zvogëlimin dhe përçarjen e PD-së. Do të filloj foltoret me anëtarësinë vetëm e vetëm me këtë qëllim. Do i kërkoj vlerësimin e vendimit” u shpreh ai.

 

 

 

 

 

Zjarr Tv Ad