Ish-kryeministri Berisha nuk ndal akuzat: Me Bashën PD nuk vjen kurrë në pushtet…

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Basha është i pakorrigjueshëm. Nuk do ta dërgojë kurrë PD në fitore”.

Janë fjalë të ish-kryeministrit Sali Berisha në emisionin “Zonë e lirë”.

“Kam punuar në ekipin që mbështeste Bashën. I kam thënë, Basha është “broken lider”, lider i thyer. S’kam thënë kurrë që Basha i ka fituar zgjedhjet, por që i ka vjedhur Rama. Një vit e gjysmë para paralajmëroi kompaninë që të ktheheshin tek normalja po mos të ecte.

Më pyetën pse dhe ia tregova për marrëveshjen me Ramën. PD nuk ka asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra. Patë spotin që futi Shqipërinë në NATO. I thashë mos e bëni se do t’ju përvishen mediat. E mbajtën 24 minuta gazetarët vetëm për këtë gjë. Ishin praktikë për të liderizuar një person që nuk është lider” – tha Berisha i cili shtoi se nuk ka asnjë frikë nga SPAK.

“Jam i hapur për çdo lloj vendimi dhe hetimi mbi tokë. Ka një problem aty. Nëse ecën me prova të sajuara të kthehen në bumerang. Provat kalojnë në filtra të ndryshëm. Më prova të sajuara është vështirë. S’ka asnjë të vërtetë ajo që thotë Basha se ka pasur detaje të tjera që nuk i ndante dot me publikun. S’i kam kërkuar njeriu ndihmë, por vetëm transparencë. Flasin dhe për këcënime me fëmijët. Bëj këtë ose. Në doktrinën e krëcënimit unë jam ai që jam. Zgjidhja ime është gjykata,” – tha Berisha.

Zjarr Tv Ad