Ish-kryeministri Berisha publikon pamje tmerruese:”Burra, gra, fëmijë, pleq si dhe Virusi Korona, ishin bërë bashkë në aeroportin e Rinasit”(VIDEO)

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pamje tmerruese njerëzish të grumbulluar kokë më kokë, frymë më frymë, janë filmuar nga një qytetar dje  në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.

I tronditur nga ajo skenë që përdhoste të gjitha urdhrat e vendimet e qeverisë shqiptare për të mos lejuar përhapjen e COVID-19, qytetari e ka përshkruar situatën me drithërimë: “…ia ndieje të rrahurat e zemrës personit mbrapa teje”!

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë publike pamjet e rënda nga Aeroporti i Rinasit, nyja ku janë të detyruar të kalojnë mijëra pasagjerë në ditë dhe që mund të kthehet në një nyje të rrezikshme COVID.

“Grumbullin dhe radhë infektuese me COVID-19 në Rinas! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital,” shkruan Berisha.

Mirëdita.
Kam udhëtuar dje nga Rinasi dhe kam parë një tmerr, një kaos që vetëm në grushte shteti e sheh. Burra, gra, fëmijë, të moshuar si dhe Virusi Korona, që ishin bërë bashkë te një sipërfaqe krejt e vogël e aeroportit.

Një radhë që fillonte nga sporteli i Check-init e përfundonte kur hipje në avion. Distancat midis njerëzve ishin aq të vogla, saqë ja ndieje të rrahurat e zemrës personit mbrapa teje.

Në qoftë se ka arritur kush deri në atë moment me u rujt sado pak prej virusit, e ke të sigurt që prej aty del i infektuar. Një mos organizim i frikshëm, kishe 5-10 civilë policie që as përgjigje nuk dinin me të dhënë…Domethënë rrinin kot. Ishalla na ruan Zoti.

Flm.

 

Zjarr Tv Ad