Ish-kryeministri Berisha: Yuri Kim po sillet si ambasadori i Bashkimit Sovjetik

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha nga stadiumi “Air Albania”, u foli demokratëve për një rithemelim të PD-së, pasi sipas tij, Lulzim Basha në tetë vitet e fundit e çoi majtas duke e larguar nga vlerat konservatore.

Lulzim Basha u kujdes para së gjithash për karrigen e tij, për marrëveshjen me kreun e Meduzës, vendosi të sistemonte PD-në, ta shndërronte atë në një fasadë opozitë në një stojcë të narkoshtetit shqiptar. Ai përjashtoi drejtues të PD-së nga funksionet drejtuese pa asnjë konsultë, pa asnjë analizë. Sulmoi në mënyrë të verbër partnerët tanë të denjë, FRPD-në dhe Lidhjen Demokratike të Gruas. Në 8 vite, Lulzim Basha partinë e vlera konservatore e spostoi majtas.

Me qëndrimet e tij dëshmoi se jo vota, jo vlerat e demokracisë, por parimet e partive të majta, ishin pasioni dhe vullneti i tij. Në këto kushte të shumtë ishin ata që besonin se PD duhet të shkrihej dhe se mbaroi misionin e saj dhe se ajo është një forcë që nuk fiton dot. Për të gjitha këto arsye themelore, demokrate dhe demokratë në mbarë vendin u bashkuan me nismën e “Foltores” dhe ata vendosën që të rithemelojnë PD-në, që ne sot e bëjmë realitet. ‘Foltorja’ ishte uragani që kaloi nga qyteti në qytet. Ju kërkuat që PD të rithemelohet.. Me këtë rast unë dua të theksoj dhe t’u them këtyre zyrtarëve se ne jemi një komb i vjetër në historinë tonë pak kush më shumë se ne ka pasur të bëjë me superfuqitë e kohërave nga lështësia deri sot.

Bashkimi Sovjetik ashtu sikur e cilësoi Regan, ishte perandoria e së keqes, e degradimit të njeriut, e mjerimit. E kundërta e tij janë SHBA-të. Perandoria e lirisë, e vlerave. Vendi i madhi lirisë ka bërë për lirinë e shqiptarëve më shumë se cdo vend tjetër në botë. Është e dhimbshme të shohësh ambasadoren e SHBA-së të sillet si guvernatore, njëlloj si dikur ambasadori Sovjetik në Tiranë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad