Ish-kryeministri Berisha zbulon sekretin çfarë e bëri të dyshojë te Lulzim Basha…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha, ka bërë kompromise edhe për sa i përket Reformës në Drejtësi. Kjo ka qenë e reja që ka nxjerrë nga goja Sali Berisha gjatë foltores së Lezhës, duke nxjerrë një “sekret” nga marrëdhënia e tij e kohëve të fundit me atë që e quan tashmë, ish-kryetari.

“Në një nga bisedat tona i thashë Bashës se skandali i vettingut të Sokol Sadushit, i cili për më tepër nuk bëhet transparent në kundërshtim me ligjin duhet denoncuar. Po po më tha ai por kaluan shumë kohë dhe nuk e bëri. Me sa duket edhe këtu e kapën peng” tha Berisha.

Për hir të së vërtetës, Basha ka qenë shumë i mefshtë me denoncimin e rasteve personale të drejtësisë së re. Të njëjtën gjë ai bëri edhe me rastin Dvorani që për një kohë të gjatë e konsideroi si hall të Ilir Metës dhe jo si një problem principal të shtrembërimit flagrant të reformës në drejtësi.

Zjarr Tv Ad