Ish-kryeministri Berisha:”Arben Bajos i mungoi gjaku në sistemin e shpartalluar mjekësor”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të skulptorit të njohur, Arben Bajo. Ai ndërroi jetë nga koronavirusi, ndërkohë që familja dhe miqtë e tij kishin bërë thirrje që t’i sigurohej gjak.

MESAZHI I BERISHES

Dielli nuk lindi sot për skulptorin e njohur Arben Bajo!

Të dashur miq, Covid-19 ndërpreu para kohe krijimtarinë dhe jetën e skulptorit të talentuar Arben Bajo, që luftoi për ditë të tëra në spital me sëmundjen e rëndë.

Por atij në sistemin e shpartalluar mjekësor i mungoi gjaku që mund të ishte edhe shpëtimtar, dhe ata që lëshojnë sot psherëtima hipokrizie për vdekjen e tij, dhe që udhëtojnë për vete me avion në dispozicion me paratë e taksapaguesve, vazhduan vakancat dhe nuk i siguruan gjakun që i nevojitej Arbenit dhe nuk e dërguan në një qendër më të specializuar me sistem qarkullimi jashtëtrupor, që edhe mund t’i shpëtonte jetën.

Miq, Arben Bajo ishte pedagog i Universitetit të Arteve dhe njëri prej skulptorëve më të talentuar të gjeneratës së tij. Veprat e tij, të ekspozuara brenda dhe jashtë vendit, u çmuan dhe u vlerësuan me interesin e merituar.

Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes dhe miqve e të afërmve të të ndjerit Arben Bajo dhe lutem që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar! Ngushëllime!! Sb

Zjarr Tv Ad