Ish-kryeministri flet i emocionuar: Udhëtimi për në Tropojë ishte gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor! Salla brohoret “Berisha”

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Bajram Curri. Ashtu siç kishte lajëmruar, atje po mbahet “Foltorja” e radhës për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur. Berisha nuk i ka fshehur dot emocionet në vendlindjen e tij.

“Çfarë fati të madh pata unë, sa i bekuar isha unë që linda në Malsi të Gjakovës”, tha Berisha në fjalën e tij, ndërsa salla e shoqëron në çdo moment me brohorima “Berisha, Berisha, Berisha”. Në sytë e ish-kryeministrit duket entuziazmi për vizitën në Tropojë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Përulem me nderimin më të madh për rolin dhe kontributin tuaj në Shqipërinë demokratike dhe në të gjithë kohërat për çështjen kombëtare. Duke ardh në Tropojë më kishte pushtuar një ndjesi e veçantë. Sapo mbërrita te hoteli, Floriana Garo më pyeti “doktor si ishte udhëtimi për në Tropojë?” “Gjysmë qiellor dhe gjysmë tokësor”, iu përgjigja unë asaj.

Çfarë fati të madh pata unë, sa i bekuar isha unë që linda në Malsi të Gjakovës! Sot, pas dekadash larg saj, pas dekadash në Tiranë dhe qindra qindra shëtitjesh nëpër botë, përsëri dua tu them se në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës sime, unë mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës sime. Në fillimet e memories time, në familjen time, si në qindra familje të Malsisë së Gjakovës ekzistonin odat e burrave.

Nuk kishte radio, nuk kishte TV, por të dashur të rinj e gjithë jeta jonë kalonte nga shkolla te oda. Nga oda te shkolla. Por cila është e vërteta? E vërteta është se në odë unë, bashkëmoshatarët e mi mëkoheshim me një dashuri të pakufijshme për vendin, me një dashuri të pakufijshme për Kosovën. Kosova për ata burra ishte nëj dashur e shenjtë. Kurse shkolla dhe librat e kishin ndaluar Kosovën.

Zjarr Tv Ad