Ish-kryeministri francez Francois Fillon shpallet fajtor për punësimin fiktiv të gruas së tij

0
3
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjykatë franceze ka dënuar ish-kryeministrin Francois Fillon nën akuzat “se kishte falsifikuar një punë” për gruan e tij, ku ajo paguhej më shumë se 1 milion euro nga fondet publike. Çështja gjyqësore u nis nga një investigim i një gazete franceze, publikuar më 2017. Në gazetë shkruhej se gruaja e Fillon, Penelope, kishte qenë asistentja e tij parlamentare për 15 vjet, por sipas tyre nuk ekziston asnjë provë se ajo në fakt kishte punuar në këtë pozicion. Kjo çështje i shkatërroi fushatën presidenciale në vitin 2017, ku ai pritej të dilte fitimtar, duke i hapur rrugë zgjedhjes së Emmanuel Macron si presidentin e ri të vendit. Ish-kryeministri nuk mund të kalonte as raundin e parë të zgjedhjeve në prill të 2017. 66-vjeçari Fillon insistoi se gruaja e tij i kishte fituar paratë në mënyrë të ndershme, duke thënë se “nuk ka asnjë dyshim mbi punën e gruas së tij”. Në mars të vitit 2017 ai u padit mbi akuzat e “përvetësimit të fondeve publike”, “fshehje dhe bashkëveprim në abuzimin e pronës së korporatave” dhe “shkelje në raportimin e detyrimeve ndaj autoriteteve të larta franceze të transparencës.Fillon ishte kryeministër i Francës prej vitit 2007 deri në vitin 2012.

Zjarr Tv Ad