Ish-kryeministri në “arrest shtëpie”, Çipa: Berisha nuk sheh një pasardhës brenda partisë! Opozita ka problem krijimin e…

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i News24, Aleksandër Çipa ka komentuar situatën e opozitës në vend, pas vendosjes në arrest shtëpiak të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është duke u hetuar nën dyshimet për korrupsion.

I ftuar në studion e “Open”, Çipa tha se opozita sipas tij, ka problem krijimin e një strukture të organizuar, ndërsa shtoi se “aleatët e provuar në opozitë kanë hedhur idenë e krijimit të Federatës opozitare”.

Ndër të tjera, Çipa u shpreh se PD dhe PL kanë sot probleme serioze me udhëheqësin e tyre, duke përmendur hetimet ndaj dy liderëve Berisha dhe Meta.

“Opozita ka problem krijimin e një strukture të organizuar. Aleatë të Berishës kanë hedhur idenë e Federatës opozitare. Kjo është brengë e opozitës. PD dhe PL janë dy partitë që kanë problem serioz me udhëheqësinë. Berisha është nën hetim, ashtu si edhe Meta. Ndaj opozita është në këtë pasivitet.

Federata nuk është propozim mediatik, por ka ardhur nga aleatët e provuar. Përderisa vetë Berisha në një pikëpamje ka një diskutim edhe protagonizmi i pashfaqur i të bijës, që është shfaqje politike, sesi brenda nuk e sheh një pasardhës të tij se do e kishte deleguar. Këtu duhet të jeni të sinqertë me publikun. E diskutoni përditë pasardhësin e Berishës”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad