“Ish-Kryeministri nuk rri dot larg …”, flet Roland Bejko: Kush janë dy arsyet që s’më lënë të mbështes Sali Berishën

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roland Bejko, Anëtar i Këshillit Kombëtar PD-së, ka deklaruar se Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit është thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha vetëm për interesa personale.

Sipas Bejkos, ish-Kryeministri nuk rri dot larg tryezës së vendimmarrjes, prandaj dhe ka nisur këtë lëvizje. Bejko thotë se është kundër Sali Berishës për dy gjëra. E para është shpallja non-grata nga SHBA-të, ndërsa e dyta është fakti që sipas tij i ka kaluar koha.

Roland Bejko:

Ky është një kuvend që e mbledh Sali Berisha që i duhet të heqë Lulzim Bashën. Ka një problem këtu sepse z.Berisha nuk është anëtar i thjeshtë i PD-së. Ai është i shpallur non-grata nga SHBA-të dhe kjo përbën problemin. Nëse do të ishte politikan normal dhe do të konkurronte për kryetarin e partisë, si dihet mund t’i jepja dhe unë votën ndaj tij. Unë jam kundër për dy gjëra, e para është person non-grata dhe e dyta i ka kaluar koha. Nuk do kisha ngarkesë për non-grata.

Po të ishim në kushte normale për zgjedhje për kryetar. Por zgjedhjet per kryetar u mbyllën. Zotëria këtu, Sali Berisha u angazhuan që të fitonte Lulzim Basha. Kam ardhur për diskutim politik, s’më interesojnë shifrat. Dy-tre muaj ju deshën dhe mori një vendim ta pezullonte. Zoti Berisha i inatosur, i mërzitur, duke thirrur në ndihmë të gjithë fjalorin e vjetër, mobilizoi të gjithë arsenalin e vet. Ishte kollaj. Dmeokratët ishin të mërzitur nga 25 prilli.

Pjesa më e madhe e tyre kanë votuar Bashën në zgjedhjet e brendshme. Partitë politike funksionojnë sipas rregullave. Kryetari largohet kur lajthit nga mëndja, kur humbet zgjdhjet, në rast se bën gafë që i prish reputacionin PD-së. Edi Rama dihet që kemi qeveri të korruptuar. Nuk flasim për kundërshtarët. Po flasim për njerëz që kanë mbështetur kryetarin. Kjo bëhet tërësisht për interesat e z.Berisha. Ai nuk e duron dot që është larguar nga tryeza e madhe e vendimmarrjes. Ka qenë bashkëkryetar me z.Basha. Ai kuvend për interesa personale. Por demokratët besojnë gjë tjetër. Kanë shkuar me idenë se pas 6 muajsh do të rrëzojë Edi Ramën.

Zjarr Tv Ad