Ish-kryeministri Sali Berisha padit për shpifje Antony Blinken dhe i bën thirrje: Dërgo faktet në Gjykatën franceze…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka paditur për shpifje Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Në një konferencë për media, Berisha ka bërë me dije se padia është dorëzuar në një gjykatë në Francë gati një javë më parë. Berisha tha se padia është bërë për shpifjet e George Soros ndaj tij.

“Nuk e kisha menduar kurrë që në 77 vite jetë, të padis sekretarin e një shteti që unë e dua shumë”, u shpreh Berisha:

Pjesë nga deklarata:

Pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të shpallur non grata mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mi. Unë autorizova avokatin tim në Francë të ngre padi për shpifje. Avokati im e ka dorëzuar këtë padi pranë gjykatës. Sipas avokatit tim, kjo padi në gjykatë për shpifje bazohet në precedentë të ngjashëm, dhe në parimin universal se për shpifjen nuk ka imunitet. Padia ime bazohet edhe në parimin tjetër universal, sipas të cilit shpifja paguhet kudo ku ndodh dëmi.

Unë i bëj thirrje sekretarit Blinken, në emër të transparencës, të dërgojë pranë kësaj gjykate çdo fakt, apo provë që disponon kundër Sali Berishës dhe familjarëve të tij. Sot pas 77 vitesh jetë kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykate. Dhe kurrë ndonjëherë nuk e kisha imagjinuar se do të detyrohesha të ngreja padi kundër sekretarit të shtetit të një vendi që e dua shumë.

Zjarr Tv Ad