Ish-kryeministri Sali Berisha: Shkollat janë një nga faktorët kryesor të përhapjes së infeksionit, bombë biologjike…

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeminsitri Sali Berisha, ka folur pë rsituatën në vendin tonë, ku shprehet se; shkollat janë një nga faktorët kryesor të përhapjes së infeksionit.

Gjithashtu, ish-kryeministri tha për emisionin “Opinion” se; shkollat janë “bombë biologjike”, ku solli edhe shembullin e disa vendeve në Europë, që kanë mbajtur mbyllur shkollat.

“Faktori më kryesor i përhapjes së pandemisë kanë qenë shkollat. Gjermani nuk i ka hapur shkollat, i ka mbyllur. Greqia dje mbylli Athinën, i mbylli gjithë shkollat përveç klasës së parë e të dytë. Austria ndau 5 milionë teste për fëmijët. Këta shakaxhinj e zhytën vendin në katastrofën më të madhe prej 100 vitesh. Shkollat janë bomba biologjike kryesore, spitalet u bën e u bën. Pse u ul sëmundshmëria kur u mbyllën shkollat dhe pse u rritën kur u hapën shkollat. Shkollat janë kryesore, sepse ato janë grumbullime pas asnjë kusht higjenik. gjermania i ka 10 herë kushte më të mira dhe i ka mbyllur edhe sot. Kjo dramë para nesh duke mos marrë asnjë masë tjetër vetëm duke përcaktuar një orar. Pse nuk e dëgjojnë qytetarët qeverinë. Sepse Rama për dori strategji terrori dhe çoi në dhjetëra vetëvrasje.-është shprehur ish-kryeministri, Sali Berisha.

Zjarr Tv Ad