Ish-Kryeministri serb: Vuçiç mund të provokojë gjakderdhje për të qëndruar në pushtet

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Atë ditë, më 24 dhjetor 1996, shpresoja se shumica e Serbisë do të binden se Sllobodan Millosheviçi ishte gati të ruante pushtetin e tij me çmimin e gjakderdhjes në rrugë. Më pas, duke organizuar një kundërmbledhje, me vetëdije hyri në konflikt me dëshirën për të demonstruar se gëzon mbështetjen e madhe të popullit.

Si dikush që ka qenë në rrugë gjatë gjithë kohës, edhe atë ditë, dhe si pjesëmarrës në të gjitha demonstratat e viteve 1990, dëshmoj se Sllobodan Milloshevici solli njerëz nga brendësia, siç bën sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic. Duke ndjekur të njëjtin model me qëllimin për të shkaktuar gjakderdhje.

Fatkeqësisht, sot, kaq shumë vite pas kundërmbledhjes së Millosheviçit, nuk e përjashtoj mundësinë që edhe Aleksandar Vuçiç të provokojë gjakderdhje për të tentuar të qëndrojë në pushtet “- ishte kjo një pjesë e deklaratës së ish-kryeministrit serb Zarko Koraç për mediat serbe.

Për paralelet me situatën aktuale në Serbi veçanërisht për dhunën e shkaktuar nga regjimi i Aleksandër Vuçiçit gjatë protestave të fundit mjedisore, reagimin e papërshtatshëm të policisë ndaj qytetarëve Zarko Koraç thotë se lidhja është e vërtetë, duke paralajmëruar se mund të jetë edhe më e dukshme.

“Ishte më se e qartë se shumica e atyre njerëzve të sjellë në kundërmbledhjen e vitit 1996, nuk kanë qenë asnjëherë në kryeqytet dhe as nuk e njohin Beogradin. Në një moment, në vendin ku isha unë, sot është rruga Deçanska, dikur Moshe Pijade, diku në mes të Qendrës së Rinisë dhe Sheshit Nikolla Pashiç, ishte përzierja e këtyre grupeve dhe vërtet mendoja se do të derdhej gjak.

Në atë skenë të improvizuar, para hotelit Moskva, ku Millosheviçi mblodhi bashkëluftëtarët e tij, kishte njerëz që janë edhe sot, që nga pronari i TV Pink, Zheljko Mitrovic, e deri te shumë të tjerë. Ata e përkrahën gjakderdhjen edhe atëherë. Të njëjtët që janë ende shërbëtorë të regjimit të Vuçiçit, edhe atëherë kanë qenë në kundërmbledhjen e Sllobodan Millosheviçit”- u shpreh ai. Ai shton se synimet për të provokuar gjakderdhje janë përsëritur edhe më 5 tetor 2000.

Zjarr Tv Ad