Ish-kryeministri turk Davutoglu jep dorëheqjen nga partia e Erdogan

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka njoftuar dorëheqjen e tij nga partia AKP në pushtet.

Davutoglu njoftoi se do të nisë një lëvizje të re politike, sfida e fundit për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan nga ish-aleatët e tij.

“Është përgjegjësia dhe detyra jonë historike, të krijojmë një lëvizje të re politike,”-tha Davutogl.

Ai shërbeu si Ministër i Jashtëm midis 2009 dhe 2014 dhe më vonë si Kryeministër deri në vitin 2016 kur u shkarkua nga Erdogan dhe u zëvendësua nga Binali Yildrim.

Në muajt e fundit, Davutoglu ka akuzuar Partinë AKp për devijim nga parimet e saj thelbësore.

Kritikat e tij përfshinë insistimin e partisë së Erdogan për rivotime në Stamboll, pasi ajo humbi qytetin më të madh të Turqisë në zgjedhjet lokale të marsit, si edhe heqjen e tre kryetarëve të rinj të zgjedhur në lindje të vendit për pretendime që lidhen me terrorizmin.

Zjarr Tv Ad