Ish-lojtari i kombëtares i bashkohet skuadrës shqiptare

0
17

Valdet Rama, klas, teknikë, driblime dehëse, vizion loje dhe aftësi për shënuar gola. Ish lojtar i Kombëtares kuqezi, një futbollist që do ta ëndërronte çdo skuadër në Kategorinë Superiore, por që tani e tutje është i Kukësit. Akordi është arritur dhe zyrtarizimi thjesht një formalitet, me Safet Gjicin që i vë “qershinë mbi tortë” një fushate ëndrrash në këtë janar për të bërë realitet pikësynimin e tij të madh, titullin kamion. Skuadra verilindore ka arritur akordin me mesfushorin 31-vjeçar, për të cilin nëse nuk do të mjaftonte një CV e pasur dhe impresionuese, ku përfshihen skuadra si Wolfsburg, Hannover 96 e Valladolit, mjafton të kujtoni edhe paraqitjet dhe 3 golat me fanellën e Shqipërisë.

Pas një shëtitje të gjatë në Bundesliga, La Ligan spanjolle e madje deri në kampionatin kinez, prej nga ka patur aventurën e fundit, Valdet Rama vjen te Kukësi si arma plus për të arritur titullin kampion. Pas Vasil Shkurtajt, Eduart Rrocës, Faton Xhemailit dhe Olsi Teqjas, edhe një xhevahir në mesin e fushës për t’i dhënë ide, fantazi, fleksibilietet dhe shumë klas repartit që shpesh vendos ndeshjet, mesit të fushës. Një fushatë yjesh pa kursyer shpenzimet në dispozicion të Armando Cungut.