Ish-ministri i Arsimit, prof. Et’hem Ruka: “Luarasi“ u rrit 63% në raundin e parë. Kishim të drejtë kur ngritëm Akademinë për sigurinë kibernetike, të interesuarit t’i bashkohen

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dita e parë e shkollës është pritur jo me pak emocion edhe nga ish-ministri i Arsimit Et’hem Ruka i cili e ushtroi funksionin në vitet më të vështira për vendin, në vitin e mbrapshtë 1997.

“Për mua fillimi i vitit të ri shkollor është një ditë më të vërtetë emocionuese, unë jam njeri i arsimit, kam punuar edhe mësues në shkollë fillore. E kam pasur shumë të vështirë kur nisa detyrën si ministër i arsimit në vitin 1997, të gjitha shkollat e vendit ishin të shkatërruara, pa tavolina, pa karrige, pa libra, pa mjete financiare, megjithatë gjërat kanë ndryshuar dua tu them fëmijëve shqiptarë të cilëve u uroj fat, që njeriun nuk e bën asgjë më të mirë sesa dija, dija është arma më e fuqishme e njeriut. Urime të gjithëve sot”,- tha profesor Et’hem Ruka, rektor i universitetit “Luarasi”

Ai kujton se përpjekja për një Abetare të unifikuar në hapësirën shqiptare është e kahershme, gati 24 vjeçare kur u ngrit komisioni i parë i punës. Ruka thotë se ishin jo të paktë ata që e shigjetonin si njeriun që do krijonte Shqipërinë e Madhe përmes Abetares, megjithatë përgëzon arritjen për një Abetare të unifikuar.

“Jemi përpjekur për të bërë Abetaren në vitin 1998, e kemi ngritur një komision nga gjithë hapësira shqiptare dhe ne e përzgjodhem Abetaren, për fat të keq nuk arritëm dot që ta bënim realitet, është gjë shumë e madhe. Atëherë më akuzuan si njeriu që përmes Abetares së unifikuar ne do të bënim Shqipërinë e Madhe, sot është një arritje spektakolare e Abetares në gjithë hapësirën shqiptare, për mua është një arritje e madhe dhe shume emocionuese”, -tha profesor Et’hem Ruka, rektor i universitetit “Luarasi”.

Prej 5 vitesh në krye të universitetit “Luarasi” ku numri i studenteve u rrit ne 300%, rektori Ruka thotë se këtë vit të ri akademik “Luarasi” me afro 19 vjet kontribut në historinë e arsimit të lartë shqiptar, vjen me një “zgjerim” të rëndësishëm të ofertës së tij akademike. Sipas Rukës maturantët nuk i sjell vetëm emri i mirë në “Luaras” por edhe besueshmëria e institucionit

“Luarasi” mbetet një ndër universitetet më të mira të Shqipërisë, i certifikuar, është rritur nga viti në vit në 5 vjet “Luarasi” është rritur me 300%. E them me bindjen e plotë që kemi diplomat me më shumë besueshmëri ne vend. “Luarasi” është një universitet që ka qene besnik deri në fund të ligjit, universitet i pastër, një universitet ku studenti është i pari. Jemi rritur pasi para 5 viteve ishim kolegj universitar sot ne kemi katër fakultete”,- tha profesor Et’hem Ruka, rektor i universitetit “Luarasi”

Duke bërë një krahasim me raundin e parë të regjistrime vitin e kaluar, profesor Ruka me krenari thotë se këtë vit rritja e numrit të maturanteve të regjistruar është 63% më shumë. Universiteti “Luarasi” vjen kete vit akademik me risi

“Sivjet besueshmëria për “Luarasin” është më e lartë se çdo vit tjetër, deri më sot qe ne flasim ne kemi 62.9% më shumë regjistrime në raundin e parë në krahasim me raundin e parë të vitit të kaluar. Ne kemi edhe disa raunde të tjera por jam i bindur se Luarasi do të rritet. Ne kemi një objektiv këtë vit do të marrim 2000 studentë, ky është objektivi ynë.”,-tha profesor Et’hem Ruka, rektor i universitetit “Luarasi”

Duke iu referuar sulmit të fundit kibernetike nga hakerat, rektori I luarasit ben me dije se ky Universitet ofron për te interesuarit të vetmen Akademi për sigurinë Kibernetike në vend. Kurset zhvillohen me specialistët më të mirë izraelitë ndërsa diplomat njihen ndërkombëtarisht. Shqipëria sipas rektorit Ruka ka nevoja të mëdha për burime njerëzore dhe profesioniste ne fushën e sigurisë kibernetike.

“Mendoj se kishim plotësisht të drejtë kur ne ngritën Akademinë për sigurinë kibernetike, sulmet e fundit kibernetike në vendin tonë tregojnë sa të brishtë jemi. Në Akademinë e sigurisë kibenetike e kemi ngritur me Elta Systems me izraelitët. Sot kemi diplomuar kursin e parë, une i ftoj të interesuarit që t’i atashohen kësaj akademie”-,tha profesor Et’hem Ruka, rektor i universitetit “Luarasi”.

Zjarr Tv Ad