Ish-ministri i LSI reagon kundër Kryemadhit: Erioni na mashtroi paq

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka reaguar menjëherë ish-Ministri Ylli Manjani, pas deklaratës së bërë nga Monika Kryemadhi se kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka bërë punë të mira për Tiranën.

Manjani ka qenë i ashpër në reagimin e tij teksa shprehet se ai i ka idetë e qarta se Veliaj, nuk qullosi gjë në kohën e G99-tës, ndërsa nën drejtimin e Tiranës, ka pasur një luks buxhetor që nuk e ka pasur as vetë Edi Rama.

Manjani shton se togfjalëshi ‘’Erioni ka punuar”, është rrënjosur nga mediat që marrin para për të bërë propagandën e Veliajt.

E para e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi dje se Erion Veliaj nuk është i përfshirë me kriminelë ashtu siç është i përfshirë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.  Sipas saj, kryetari i bashkisë së Tiranës ka punuar për qytetin.

Reagimi i plotë i Manjanit:

Për Erionin që “ka punuar”.

Vijoj të mendoj se Erion Veliaj nuk e meriton dot më mbështetjen dhe votën time. Llogjikshëm edhe të gjithë atyre, si unë që e votuam në 2015-ën.

Erioni nuk punoi për të mbajtur premtimet me të cilat na mori votën, por improvizoi punë të prapambetura të Bashës, por me vizatimet e Ramës.

Erioni na mashtroi paq kur tha se nuk do lejonte kulla, por do bënte parqe. Nile do bënte rrugë që të lidheshin liqenet e Tiranës.

Në fakt firmosi leje kullash nga më të lartat e mundshme.

Mashtrimi dhe mosmbajtja e fjalës së dhënë janë krye-arësyet për të braktisur një të zgjedhur.

Shprehja që “Erioni ka punuar”, ka dalë dhe është ngulur në kokë nga vetë Erioni dhe media që i shërben. Shifrat dhe llogjika e thjeshte na mësojnë se Erioni ka bërë shumë pak në raport me buxhetin e rritur nga rritja e taksave dhe tarifave.

Luksin buxhetor që pari Erioni nuk e ka pas as vetë Edi Rama. Lulzim Basha jo e jo.

Erioni pari luksin qe kostot e bashkisë tja faturojë 100% qeverisë dhe Edi Ramës. Është zyrtari tipik që ngjan me mizën e kalit që bërtet se po tërheq karrocën.

Bashkia e Erion Velisë u shqua për qoka mediatike, për daravitje interesash dhe përcarje ndërmjet qytetarëve, si asnjëherë tjetër më parë.

Ndoshta Erioni mund të përgatitet të drejtojë një parti si PS, se me G99 nuk qullosi gjë. Por, këtë nuk mund të lejohet ta bëjë nga Bashkia.

Ska përse Kryeqyteti të paguajë përjetësisht kostot e kryetarëve që duan të bëhen kryeministra dhe kryetar partish!

Nëse vërtetë Rama ka një ide të mos e mbështesë Erionin për rikandidim (gjë që nuk e besoj) do bënte vërtetë një gjë të mirë për kryeqytetin dhe për vetë mjedisin politik.

Në çdo rast kush i jep mbështetje politike modelit Veliaj për të përdorur bashkinë për politikë, i bën dëm kryeqytetit.

E kam bindje këtë gjë, dhe as top e as partia nuk ma ndryshon dot

Zjarr Tv Ad