Ish-ministri i LSI thotë se në 25 prill votoi Lul Bashën: Na bëftë mirë gazi, i marri në bunker gëzon si i lumtur idiot!

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ylli Manjani thotë se në 25 prill ka votuar për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. Edhe pse ka aderuar për shumë vite në LSI dhe ka qenë ish-ministër i kësaj force politike në qeverinë Rama 1, Manjani ka votuar PD.

Ai shkruan për përplasjet e 8 janarit në selinë e kësaj partie dhe festën e Lulzim Bashës.

“I marri në bunker gëzon si i lumtur idiot, kur deklaron se Berisha 77 vjeç ska më të ardhme. Bashkë me shoqëruesit e tij po aq idiotë dhe mediat e pguara e këndojnë këtë këngë, me një lumturi të frikshme…”, shkruan ai ndër të tjera.

Shënimi i Ylli Manjanit:

I marri në bunker gëzon si i lumtur idiot, kur deklaron se Berisha 77 vjeç ska më të ardhme. Bashkë me shoqëruesit e tij po aq idiotë dhe mediat e pguara e këndojnë këtë këngë, me një lumturi të frikshme…

Hahahahahahahahahahahahhaahahahhaha.

Dmth kjo është sfida, e ardhmja e Berishës, që i ka kaluar të gjitha në jetën e tij politike. I marri, 47 vjeç, nuk sheh se si e mbylli pa e filluar të ardhmen e vet. Ka hallin e të ardhmes të 77 vjeçarit, Berishë.

Dhe për t’a siguruar të ardhmen e vet pa të ardhme mbyllet me dyer hekuri dhe ruhet me policët e pushtetit, nga Berisha.

Po a ska të ardhme Berisha?! Prej kujt ruhet në bunker!

O t’puthsha mendjen!

Ça gaz lotsjellës mor!

Ky është gazi i botës.

Lot mor lot nga gazi që sjell ky i marrë.

Dhe ne të tjerëve që votuam këtë të marrë, na bëftë mirë gazi!

E meritojmë sepse i besuam të ardhmen të marrit pa të ardhme.

Zjarr Tv Ad