Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij Facebook, ka komentuar mbylljen e aeroportit të Rinasit, si pasojë e pezullimit të punës së kontrollorëve në atë që u cilësua nga mazhoranca qeveritare, si grushti i shtetit të Presidentit kundër vaksinave. Manjani shprehet se nëse do të vijojmë logjikën e Kryeministrit, duhet që të bëhej arrestimi i Ilir Metës si organizator dhe jo i kontrollorëve.
“Ose ta arrestojnë e akuzojnë zyrtarisht Metën për grusht shteti, ose ti hanë atë që s’thuhet. Boll na thanë ato që hanë, se na e çpifën me grushte elektorale shteti”, shkruan mes të tjerash Ylli Manjani.
Postimi i plotë: Që ta kuptojmë tamam kët “grushtin e shtetit kundër vaksinave”, llogjika e do që: Nëse Ilir Meta, kryetari i këtij shteti, paska bërë grusht shteti (dmth ndaj shtetit të tij) ushtria e policia duhej të rrethonte Presidencën dhe jo kullën e Rinasit.
Fundi i këtij “grushti shteti” duhet të çonte llogjikshëm në arrestimin e autorit të tij, pra të Presidentit. Grushtet e shtetin i bëjn udhëheqësat dhe/ose ushtarkët, jo leshkot as kontrollorët. (Se i bie pastaj të themi të dhjefsha shtetin, që ta bllokoka Leshko).Kjo është llogjika e çdo grushti shteti, përfshi dhe grushtin e shtetit ndaj vaksinave.
E sjell në vemendje këtë llogjikë jo aq për Gomarin sesa për ndjekësit e tij mediatikë. Duhet të kuptojnë, që të mos bëhen qesharakë se alternativa është:
Ose ta arrestojnë e akuzojnë zyrtarisht Metën për grusht shteti, ose ti hanë atë që s’thuhet. Boll na thanë ato që hanë, se na e çpifën me grushte elektorale shteti”, kështu shkruan ish-ministri Ylli Manjani.