Ish-ministri Panariti deklaron:”Opozita e ka mision ndalimin e zhvatjes dhe çthurjes së pasurisë së vendit. Varfërimit dhe zbrazjes së tij”

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër rrezik, , lidhet me projektet e Partneritetit Publik Privat (PPP), ku duhet të kemi parasysh që për kontratat PPP, shteti ka ndërmarrë në disa raste, rrezikun e kërkesës dhe si rrjedhojë, pagesat e buxhetit nga koncesionarëve mund të jenë në rritje këtë vit.Ministria e Financave pret në treguesit e saj fiskale që borxhi publik bruto të arrijë në 80.4% të prodhimit të Brendshëm bruto këtë, por të dhënat për borxhin publik për 6 mujorin e parë të vitit treguan se niveli i tij ka arritur tashmë në 80% të PBB-së që në muajin qershor.

Ish-ministri Panariti shkruan në faqen e tij të FACEBOOK:
Shqipëria në “reanimacion”!
I gjithë vendi, ekonomia dhe financat e tij janë me “frymëmarrje të asistuar”..!
Nuk duhet shumë mënd për ta kuptuar dhe vlerësuar!
Prandaj pa ndryshim kursi nuk mund të dalim nga “koma”.
Edhe pa pritur zhvlerësimin e paralajmëruar të Standart & Poor, të vendit, ai tashmë është në faliment.
Ashtu si piramidat financiare të 1997, piramidat treshe PPP, janë të destinuara të shëmben!
Ska si të jetë ndryshe!
Ato gëlltisin shumë më tepër se çfarë nxjerrin!
Në kurriz të një vendi të drobitur, rraskapitur dhe të varfëruar!
Prandaj fundi i tyre është i vulosur.
Por shëmbja duhet të jetë e kontrolluar që të mos na zerë përfund.
Ato janë “vrima e zezë” e Shqipërisë, të cilat po kamuflojnë edhe borxhin real publik i cili me karta të hapura nuk është 80 %por të paktën 100 %.
Opozita e ka mision ndalimin e zhvatjes dhe çthurjes së pasurisë së vendit. Varfërimit dhe zbrazjes së tij.
Vetëm shkëputja nga ky model, me ndryshim urgjent, na shpëton.
Zjarr Tv Ad