Ish-ministri rumun emërohet zv/sekretar i përgjithshëm i NATO-s

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

NATO emëroi ish-ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Mircea Geoana, në postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të aleancës ushtarake.
Geoana, ish-udhëheqës i Partisë Socialdemokrate të Rumanisë, do të zëvendësojë amerikanen Rose Gottemoeller.
Geoana “është një mbështetës i madh i lidhjes transatlantike dhe do të sjellë në këtë post përvojën e gjatë si burrështetas dhe diplomat”, tha përmes një deklarate NATO-ja.
Sipas së njëjtës, ai do të jetë rumuni i parë që udhëheq këtë zyrë të lartë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përmes një postimi në Twitter, shprehu mirënjohje për Geoanan dhe për shërbimin e Gottemoellerit.
Geoana ka qenë ministër i Jashtëm i Rumanisë në vitet 2000-2004 dhe ka garuar për president në vitin 2009, por ka humbur në balotazh nga presidenti i atëhershëm, Traian Basescu.

Zjarr Tv Ad