Ish-ministri “shuplakë” grekëve për Kostandin Kaçifas: Imagjinoni një turk me armë në Traka?

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

‘E imagjinoni sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov, të ngrejë flamurin turk dhe të qëllojë Policinë?! Çfarë do të thonit?!”

Ky ka qënë argumenti i fortë që ka ëprdorur deputeti grek Nikos Filis në një intervistë për TV Creta, i pyetur për  vrasjen e minoritarit Konstandin Kaçifa nga forcat RENEA.

“Është jugu i Shqipërisë, – ka theksuar Filis. –  E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri! Janë toka shqiptare, dominon popullsia shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se është  larguar. Por kjo është histori tjetër“, nënvizoi ai.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek! E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë?! Çfarë do të thonit?!”, arsyetoi deputeti i SYRIZA-s, Nikos Filis.

Minoritari grek Kostandino Kaçifas u vra më 28 tetor 2018 në Bularat të Gjirokastrës, pasi qëlloi me breshëri kallashnikovi kundër Policisë shqiptare. Trupi i tij iu nënshtrua ekzaminimeve mjeko-ligjore nga të dyja shtetet, pasi familja Kaçifa akuzoi Policinë shqiptare dhe shtetin shqiptar se e ekzekutoi pse ngriti flamurin grek dhe më pas, fshehu provat.

 

Zjarr Tv Ad