Ish-ministri socialist kujton Bashkim Finon: Përvjetori i ditëlindjeve të tij, gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri socialist Arben Malaj, kujton deputetin e ndjerë Bashkim Fino. Përmes disa fotove nga arkiva, Malaj kujton përvjetorin e ditëlindjes së politikanit që këtë vit ndërroi jetë.

Ish-ministri shkruan se 12 tetori i Bashkim Finos do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë e tij.

Shkruan Arben Malaj:

Përvjetori i ditëlindjeve të Bashimit do të jetë gjithmonë një ditë e veçantë për familjen dhe miqtë e tij. Ne na bashkoi në universitet dashuria për dijen. Ne na bashkoi ne mandet politike dashuria dhe perkushtimi për Shqipërinë dhe mirënjohja e thellë, e përhershme dhe e pa kushtëzuar ndaj cdo socialisti që na besoi dhe mbështeti në kohet më të vështira të Shqiperisë tonë të dashur.I paharrueshëm kujtimi për Bashkimin! Prehu krenar i dashur Bashkim!! Ben

Zjarr Tv Ad