Ish-ministri socialist thumbon të vetët: Shqiptarët më pak të lumtur edhe se rusët! E mbulojnë këtë situatë të mjerueshme me fjalë të bukura

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptarët rezultojnë se janë më pak të lumtur edhe se qytetarët e Rusisë. Këto janë të dhënat e dala nga Raporti Botëror i Lumturisë për vitin 2025, të cilat i ka shpërndarë dhe ish-ministri socialist Arben Malaj.

Ai thumbon kolegët politikanë, duke theksuar se ky nivel shumë i lartë palumturie rrëzon çdo propagandë qeveritare dhe elektorale, duke provuar se një nga arsyet e vërteta të largimit masiv të shqiptarëve është gjendja në të cilën ndodhet vendi dhe vetë ata.

“Pershendetje, indeksi i lumturisë duhet t’u shërbejë politikanëve. Shqiptarët janë më pak të lumtur 5.4/10 edhe se rusët, me një nivel 5.9/10. Ky nivel shume i larte pa lumturie hedh poshtë çdo demagogji qeveritare dhe propagandë elektorale.

Indeksi tregon mungesen e lumturise ne jeten e perditeshme shqiptarëve.

Niveli 5.4 me i ulte se gjithe vendet e tjera shpjegon arsyet e zhgënjimit dhe largimit masiv te shqiptareve nga vendi. Çdo propagandë elektorale e zbukuruar tregon varfërinë shpirtërore të atyre që duan ta mbulojnë këtë situatë të mjerueshme me fjalë të bukura”, shkruan Arben Malaj.

Sipas Raportit Botëror për Lumturinë 2025, edhe qytetarët e vendeve të tjera të rajonit tonë rezultojnë më të lumtur se qytetarët shqiptarë. Finlandezët rezultojnë se janë njerëzit më të lumtur në botë për të tetin vit me radhë.

Zjarr Tv Ad