Ish-pacienti i Sanatoriumit, bën denoncimin e frikshëm: Na linin pa ushqim, më nxorën para kohe nga spitali dhe dy pacientë që ishin në dhomë me mua i…

0
511
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pacienti që ka ka qenë i shtruar në spitalin e Sanatoriumit, ka denoncuar kushtet skandaloze, në të cilat thotë se është trajtuar. Ai thotë se brenda në spital, ka pasur mungesë të ushqimit, e s’e e kanë nxjerrë para kohë nga spitali nëpërmjet imponimit.

Andon Qako, ka deklaruar s’e në dhomën e tij, janë mbytur dy persona, por të gjithë këto deklarata të tij mbeten për t’u verifikuar, pasi janë shumë të rënda.

“Në dhomën time ishin dy persona, që i vranë, i mbytën, i akuzoj unë, e them publikisht. Nuk kishte ushqim të mjaftueshëm, në polici nuk mi morën parasysh denoncimet. Unë isha 100 kile, më jepnin ushqimin e atyre që ishin në gjendje të rëndë”, shprehet ish-pacienti i Sanatoriumit për gazetarin Erjon Skëndo.

“Më nxorën para kohe nga spitali, u kurova dhe një muaj më pas në shtëpi”, deklaron më tej Qako, i cili është disi kontradiktor në ato që thotë, pasi fillimisht u shpreh se ka mungesë personeli brenda në spital, më pas akuzoi bluzat e bardha.

Zjarr Tv Ad