Ish-polici u vra në të njëjtin vend ku i ekzekutuan vëllanë në 2010

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Arben Bilali është ekzekutuar mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e Selitës.

Burime nga policia thanë se, atij i është bërë një atentat në të njëjtin vend ku 9 vite më parë i kanë vrarë edhe vëllanë Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos dhe ka mbetur i plagosur edhe vetë, por shpëtoi.

Vrasja e Leonard Bilalit dhe plagosja e Arben Bilalit:

Në 9 gusht të vitit 2010 në një atentat me armë mbetur i pajetë Leonard Bilali

Dy pistat kryesore ku janë përqendruar hetimet janë ato të vrasjes pas një grindjeje të momentit si dhe pista për hakmarrje.

Pas ngjarjes u mësua se vrasja kishte ndodhur pas një sherri mes disa personave në lokalin ku ishte ulur Bilali.

Ndërsa zbulohet se ish-mundësi i Dinamos është i vëllai i ish-efektivit special të policisë Arben Bilali, ky i fundit i plagosur në një tjetër atentat në maj të këtij viti.

33-vjeçari u qëllua teksa ishte i ulur në një nga tavolinat e lokalit ‘Shijaksburg’, pranë stacionit të fundi të autobusit të Tiranës së Re, në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet.

Bilali u dërgua në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda të marra në kokë dhe në trup.

Nga veprimet e kryera hetimore autori ka qëlluar një herë në bark Bilalin dhe kur si pasojë e goditjes 33-vjeçari është përkulur ka qëlluar edhe 3 herë të tjera nga pas, në krahun e majtë.

Autori është larguar më këmbë, por dyshohet se është ndihmuar edhe nga persona të tjerë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Zjarr Tv Ad