Ish-presidenti amerikan shtrohet në spital, do i nënshtrohet operacionit në tru

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter është shtruar në një spital në Atlanta për shkak të presionit të lartë gjakut në tru.

Presioni erdhi si pasojë e një gjakderdhje në tru, tha në një deklaratë Qendra Carter.

Operacioni i 95-vjeçarit është planifikuar të bëhet në Spitalin Universitar Emory mëngjesin e së martës.

Carter është udhëheqësi më i vjetër i gjallë në vend.

Demokarti ishte presidenti i 39-të i Amerikës, që shërbeu nga viti 1977 deri në 1981.

Ai u mund në përpjekjet për rizgjedhje nga Ronald Reagan.

Që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai ka kryer punë humanitare me qendrën e tij Carter Center në vitet e fundit.

Në 2002, ai mori Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij humanitare.

Në maj, ish-presidenti iu nënshtrua një operacioni për thyerjen e legenit pasi u rrëzua në shtëpinë e tij në Gjeorgji.

Pas rrëzimit ai u paraqit në publik në një event bamirësie në tetor me një sy të nxirë.

Zjarr Tv Ad