Ish-presidenti amerikan Trump bën propozimin e pazakontë për t’i dhënë fund situatës në Ukrainë.

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sipas raportimeve në mediat amerikane, Trump ka thënë gjatë një fushate për mbledhjen e fondeve në New Orleans se SHBA mund ta bombardojë Rusinë me avionë të maskuar me flamur kinez, për të futur në konflikt dy superfuqitë.

“Dhe pastaj themi ‘e bëri Kina, e bëri Kina, nuk e bëmë ne’. Dhe ndërkohë ata do të nisin luftën ne do ulemi e do i shohim”, raportohet të ketë thënë Trump me shaka teksa të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura.

Ish-presidenti Trump e quajti pushtimin e Ukrainës si lëvizje gjeniale ndërsa Putin e vlerësoi duke e quajtur si “të mençur” dhe “brilant”.

“Ai po e pushton një vend, me sanksione dy dollarëshe. Goxha e mençur”, tha Trump një ditë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Zjarr Tv Ad