Ish-presidenti kroat Mesiç: Ky ishte atentat ndaj babait të demokracisë, Berisha i duhet shqiptarëve, rajonit dhe Europës

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, u takua me kreun demokrat, Sali Berisha, në zyrën e këtij të fundit.

Pas takimit, Mesiç ka dhënë një prononcim për mediat. Ai ka thënë se është shumë i shqetësuar për sulmin që i ka ndodhur Berishës.

Mesiç thotë se ky është një atentat dhe se Berisha i duhet demokracisë, shqiptarëve dhe Europës.

“Isha mysafir në Shqipëri, dhe gjatë ditëve që qëndrova këtu, dëgjova për atentatin, për sulmin që u bë këtu, dhe më shqetësoi shumë.

Më shqetësoi dhe u befasova për shkak se dr. Sali Berisha është babai i demokracisë në Shqipëri dhe më gjerë.

Unë kam qenë ish- kryetar i Kryesisë të Jugosllavisë dhe ish- president i Kroacisë, dhe në fakt prej fillimit jam bashkuar me dr. Sali Berishën për të vetmen gjë, çështjen e demokracisë.

Unë nuk kam shumë të dhëna për momentin, nuk dua të deklaroj diçka më tepër, por ky quhet atentat që është bërë kundrejt Doktorit.

Sali Berisha i duhet të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e më gjerë, i duhet rajonit dhe Komitetit Europian.

Unë i dëshiroj nga zemra shumë shëndet dhe të mbetet pjesë e politikës e më tutje, të punojë për demokracinë”, tha ai.

Zjarr Tv Ad